Hapja e fushatës në 1 Qershor, kandidati për një mandat të dyte në krye të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, thotë se ka një simbolikë kuptimplotë, që duhet ta kuptojnë dhe kundërshtarët politikë, të cilët kanë vendosur të bojkotojnë zgjedhjet.

Edi Rama ua bën të qartë kundërshtarëve se do të luajnë me zjarrin nëse do të guxojnë të prishin zgjedhjet e 30 Qershorit. Gjatë fjalës së tij në çeljen e fushatës, Rama renditi jo pak diferenca që i ndajnë me demokratët dhe u përgjigjet akuzave për vjedhje e korrupsion nga kabineti i tij qeveritar.

Duke vazhduar krahasimin me kundërshtarët, Kryeministri thotë se vendimi për të mos u larguar, siç e kërkon opozita, nuk është për të mos ndërprerë karrierën politike, por sepse siç pranon publikisht, ka një sfidë personale me historinë.

Tv Klan