“Kreu shkelje, por s’janë të mjaftueshme për shkarkimin”

“Unë do të qëndrojë në zyrë deri në 24 Korrik 2022”, pati deklaruar Presidenti Ilir Meta më 13 Nëntor 2019.

Dhe Ilir Meta kishte të drejtë. Mazhoranca vendosi të tërhiqet nga shkarkimi i kreut të shtetit.

Në raportin e prezantuar para Komisionit Hetimor nga relatorja Klotilda Bushka shumica nuk propozon shkarkimin e kreut të shtetit.

Sipas saj, shkeljet e kryera nga Meta si kur shfuqizoi datën e zgjedhjeve nuk kanë qenë të atij niveli sa të çojnë në shkarkimin nga detyra, një qëndrim i njëjtë ky me Komisionin e Venecias.

I njëjtë ishte qëndrimi edhe për shkeljet që mazhoranca thotë se ka gjetur gjatë procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të Kushtetueses.

Klotilda Bushka: Shkeljet e kryera nga Presidenti në formën e veprimeve apo mosveprimeve në tërësinë e tyre nuk janë të mjaftueshme për të justifikuar propozimin për shkarkimin e Presidentit.

Tre nga 4 përfaqësuesit e opozitës parlamentare e kundërshtuan këtë qëndrim.

Në vend të shkarkimit, në raport propozohen ndryshime kushtetuese ku të përcaktohen qartë kompetencat e kreut të shtetit dhe mekanizmat që të ndalojnë probleme të ngjashme.

Klotilda Bushka: I rekomandon Kuvendit rishikimin e dispozitave kushtetuese për të qartësuar kompetenca formale dhe substanciale të Presidentit dhe parashikimin e tyre shprehimisht në ligjin organik për institucionin e Presidentit.

Bashkim Fino: Ky Komision Hetimor për mua nuk është Komision Hetimor për të bërë rezolutën.

Raporti final i Komisionit Hetimor që hetoi për 1 vit, pritet të votohet në seancën plenare të datës 23 Korrik.

Tv Klan