Taulant Balla: PD po e pengon procesin për përfshirjen e emigrantëve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk ka një vendim se në cilat zona do të implementohet votimi elektronik dhe për votimin e qytetarëve me banim jashtë Shqipërisë në zgjedhjet e 25 prillit.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka fajësuar për vonesat Partinë Demokratike, ndërsa tha se KQZ të vendosë zonat se ku do të futet teknologjia e re.

Për deklaratën e ambasadores së SHBA në Shqipëri, Yuri Kim për mos kandidimin e Tom Doshit në zgjedhjet e 25 Prillit, Balla tha se ai është përjashtuar nga Partia Socialiste dhe se kjo nuk është çështje e focës politike që ai përfaqëson.

Për fletën e votimit në zgjedhjet parlamentare, Kryetari i grupit parlamentar të PS u shpreh se duhet të jetë e menaxhueshme, jo “sa një tavolinë”,  teksa sugjeron që kandidatët të vendosen me numra ose shkurtime.

Klan News