Gjiknuri: Synojmë konsensus, por koha e limituar

Partia Socialiste do të kërkojë që javën e ardhshme të mblidhet Këshilli Politik dhe paralelisht me punën që do të bëhet nga Komisioni i Ligjeve, amendimet e Kodit Elektoral të diktuara nga ndryshimet kushtetuese të marrin dhe dakordësinë e tij.

“Në filim të javës tjetër do të kërkojmë thirrjen e Këshillit Politik, për të filluar konsultimet. Kuvendi është sovran për të bërë ndryshimet, por nga ana tjetër kemi detyrimin të konsultohemi dhe të mundohemi të gjejmë një kompromis së bashku”.

Por koha është e limituar vetëm në 2 javë për të arritur konsensusin.

“Vullneti nëse ekziston nga palët, produkti mund të dalë shumë shpejt sepse janë pak ndryshime që do bëhen. Jam i bindur që ne kemi mundësinë brenda Shtatorit ta përfundojmë këtë proces”.

Damian Gjiknuri, pavarësisht gatishmërisë që shpreh në emër të maxhorancës për ndryshime konsensuale, bën të qartë se diskutimi sa i takon koalicioneve do të jetë në frymën e Kushtetutës së ndryshuar në 30 Korrik.

“Koalicionet garojnë me listë unike dhe nuk mund të shkojnë me disa lista. Kjo është qasja që ne mendojmë dhe këto janë modelet që ne do marrim”.

Marrja nga Kryeministri e drejtimit të qarkut të Durrësit në këtë fushatë, edhe pse deputet i Vlorës, për Gjiknurin nuk do të ndikojë aspak në rezultatin e 25 Prillit, që ai është i bindur se do të jetë spektakolar.

Tv Klan