Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Partia Socialiste gati për seancën e nesërme të Kongresit ku do të votohet për anëtarët e KPD që kanë marrë më pak se 50 përqind të votave të delegatëve. Sipas komisionit të përgatitjes së Kongresit çdo gjë shkon mirë. Megjithëse Kryeministri Majko ka paralajmëruar për mospjesmarrjen e tij në Kongres, duke kontestuar vetë procedurën e propozuar nga kryetari Nano, kjo duket se nuk ka ndikuar aspak për përgatitjen e seancës përfundimtare.

Krerët socialiste janë ndarë në dy kampe ata që do të shkojnë në Kongres dhe ata që nuk do shkojnë.  

Ilir Zela, deputet i PS:- “Neser nuk ka Kongres të PS. Çfaredolloj mbledhje që mund të zhvillohet nuk mund të jetë Kongresi i PS”.

Gazetarja:- Çfare do ta quanit ju mbledhjen e nesërme që PS po përgatitet?

Ilir Zela, deputet i PS:- “Është një veprim thjesht jo statutor i ndërmarrë nga Fatos Nano dhe Nazmi Bilani dhe për këtë shkelje statuti normalisht edhe përgjegjësit përkatëse. Nuk mund të marr pjesë në asnjë lloj mbledhje që zhvillohet duke shkelur statutin e PS”.

Anëtar i PS:- “Kongresi është plotësisht i ligjshëm bile ky është Kongresi, vazhdon seanca e fundit për arsye se mbi bazën e normave të statutit pjesa e 38 shokeëve të cilët e kanë marrë votën nuk e përmbushin këtë kusht të statutit, kështu që unë mendoj që seanca e nesërme përveçse do të legjitimojë mbi bazën e amendimit të 15-7. Unë mendoj që të mos vish në Kongres dhe teë mos legjitimosh 38 është shkelje statuti”.

Nuk dihet nëse dita e nesërmë do të jetë pika e ndarjes përfundimtare në PS mes përkrahësve të kryetarit Nano dhe atyre të kryeministrit Majko. Sipas disa burimeve të PS përkrahesit e Majkos kanë vendosur të mblidhen nesër në të njëjtën orë por në një tjetër sallë në mbledhjen e KPD./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego