Teksa numërimi i fletëve të votimit vazhdon, në disa ku ka përfunduar, deri më tani Partia Socialiste kryeson.
Kreu i PS, Edi Rama ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale. Ai ka publikuar një foto nga ambientet e jashtme të selisë rozë.
“Çfarë agimi ky sot”, shkruan Rama, ndërsa e shoqëron dhe me një imazh të dorës dhe numrit 5, numër i cili ishte ai që përfaqësonte këtë forcë politike në fletën e votimit të 11 Maji.
Për më tepër ne ju ftojmë të informoheni në zgjedhje.tvklan.al për të dhënat rreth pjesëmarrjes së votimit dhe të numërimit çdo orë dhe krahasimeve me zgjedhjet e mëparshme parlamentare.
/tvklan.al