Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Partia Socialiste ka reaguar sot ndaj thirrjeve të liderit të Partisë Demokratike Sali Berisha për tu ngritur në protesta dhe bojkote të kësaj partie në përgatitje të zgjedhjeve lokale. Sipas sekretarit të marrëdhënieve me publikun në PS Luan Rama, PD ka treguar se nuk do të bashkëpunoj jo vetëm me mazhorancën por dhe me faktorët ndërkombëtar. Sipas Ramës, Berisha nuk është gjë tjetër përveçse një rudiment I shekullit të kaluar.

Luan Rama:- “Me thirrjet që bën, Berisha u jep edhe një argument më shumë shqiptarëve sepse nuk duhet të vazhdojnë takenë vëmendjen tek ai, u jep edhe një argument më shumë anëtarëve dhe simpantizantëve të partisë së vetë se përse nuk duhet të vazhdojnë ta mbështesin më në aventurat e tij, që do të çonin në rikthimin e krizave që e kanë mbajtur shqipërinë peng gjatë 5 vjetëve të mandatit të tij politikë”.

Luan Rama nuk është marrë sot vetëm me kundërshtarët, por ka kritikuar ashpër edhe qeverinë Meta. Sipas tij ministrat duhet të punojnë dhe jo të bëjnë shoë nëpër rrugë duke lajmëruar edhe mediat. Kjo deklaratë është bërë pikërisht për shëtitjen që bënë disa ditë më parë në rrugët e prishura të Tiranës, ministri i Financave Anastas Angjeli dhe ministri i Rendit Spartak Poçi./tvklan.al

Gazetar – Ornela Bego