Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ka reaguar pas shqetësimit të aktorëve për mungesën e deputetëve të mazhorancës në Komisionin e Edukimit.

Balla thotë se Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik e kishte përcaktuar mbledhjen e radhës më datë 18 qershor dhe se deputetët e opozitës u munduan t’i përdorin artistët si “mish për top” për teatrin e tyre të radhës.

Deklaratave të Ballës u është përgjigjur kryetarja e komisionit, Albana Vokshi, sipas së cilës mbledhja ka qenë e planifikuar për t’u zhvilluar paraditen e sotme.

Tv Klan