VIDEO mbyllja e fushatës së PS
Edi Rama: Në Tiranë do të marrim 1-2 mandate plus
Edi Rama: Në Tiranë do marrim 1 apo 2 plus duke shkuar nga 18 në 20. Nuk e harrova, por e lashë veç sepse Tirana ha bukë veç. Është jo vetëm kryeqyteti dhe qarku më i madh i Shqipërisë, por Tirana është dhe krenaria jonë më e madhe, por si shpëtimtarët dhe transformuesit e saj që i kemi dhënë këtij qyteti, dikur të mbytur në llumin e kënetës, sharmin e Europës.
O tirons demokrat, si të kam? Të dielën duhet të mendosh më shumë për Shqipërinë në BE se sa për rrugicën e pastruar të fytit të Fahri Balliut. Ndërsa tiranasit të lëkundur i them ti ke mllef dhe shpoti që s’gjen dot asnjë shenjë përmbarësi, por duhet të mendohesh më shumë për pasaportën europiane të familjes tënde. Tirana duhet të mendoje të dielën për blunë e Europës dhe kuqezinë e Shqipërisë. Tirana duhet të ma besojë edhe një gjë, që kur ka ardhur dita që Kamza e arratisur nga këneta do ta sjellë në pako pjesën e vetë për të 19, atëherë s’ka kuptim që Tirana mos ta paketojë të 20-in. Ky rrugëtim nëpër Shqipëri ka qenë i bukur, i qetë, pozitiv, nuk ka pasur ndotje të mëdha akustike apo pamore përveç atyre grumbujve me leshterikë, apo grushteve dhe shkelmave madhështore mes veti.
Rama: Marrim 1 mandat tepër në Shkodër, Elbasan, Fier dhe Dibër
Edi Rama: Do marrim të paktën 78 mandate
Edi Rama: Ju jam mirënjohës nga zemra për praninë tuaj në këtë fushë dhe u rikthyem këtu e gjithë skuadra e Tiranës tonë. Jo thjesht në takimin përmbyllës, por në kulmin e një tjetër rrugëtimi 4-vjeçar ngjitje, lart drejt majës ku ndodhet Shqipëria e Europës së bashkuar. Unë nuk besoj te rastësitë. Nuk ka rastësi në faktin që ne sot jemi këtu në 9 Maj në Ditën e Europës për të thënë fjalën e fundit të këtij rrugëtimi dhe pastaj për të shkuar së bashku me shumicën dërrmuese të shqiptarëve, më të madhe ndonjëherë të shqiptarëve në kutitë e votimit dhe për të formuar aty me njëri-tjetrin marrëveshjen tonë të madhe për Shqipërinë në BE.
Asgjë asnjëherë nuk ka qenë e lehtë për mua dhe për ju dhe ajo që kundërshtarët tanë nuk kanë për ta kuptuar kurrë është se kurrë nuk do na mundin dot por nuk e kuptuan pse ne i mundim çdo herë e më thellë. Ata thonë se ne nuk mundemi dot me vota dhe unë jam shumë dakord në këtë pikë, sepse të marrësh më shumë vota se sa ne duhet të jesh më i mirë se sa ne. Por ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne nuk ka.
Kështu si po shkojnë këto punë kam frikë se duhet të presim sa të dalin nga materniteti.
Aritmetikisht do ngjitemi përsëri më lart, më e pakta 78 mandate. Ne kemi sot 74 mandate.
Pandeli Majko: Sot është një udhëkryq i madh i historisë. Sot është dita e fitores mbi antifashizmin dhe dita e luftës për Europën. Të parët tanë e fituan. Tani na takon ne si pasardhës të tyre të fitojmë me votë, të trokasim në dyert e Europës për të gjithë, për të majtët dhe të djathtët sepse këtë radhë vota për PS është votë për Shqipërinë.
Elisa Spiropali: Sot kemi mundësinë e jashtëzakonshme sepse në 12 vite Edi Rama ka bërë të mundur që Shqipëria të qëndrojë sot në dyert e BE dhe për t’u ulur si zonjë aty ku na takon, në familjen tonë natyrale. Është koha për këtë mision historik, përtej të majtës e të djathtës, ta çojmë Shqipërinë në Europë në 11 Maj me numrin 5 me Edi Ramën që është arkitekti i Tiranës dhe Shqipërisë europiane. Tirana është sot kryqendra e Ballkanit. Ne nuk duhet ta lëmë të humbasi këtë mundësi, duhet të bëhemi të gjithë bashkë për votën.
Toni Gogu: Sonte është dëshmi që kur thërret socialist nuk të përgjigjen 10, por të përgjigjen mijëra. Me mundin tuaj është shtruar këtë muaj rruga që Edi Rama bashkë me PS të udhëheqi Shqipërinë në BE. Të dielën secili nga ju ka një fuqi magjike në duart e veta.
Fatmir Xhafaj: Mbyllje më të mirë se kjo me shi nuk mund të kishte. Është bereqet pë fitoren e PS ditën e dielë, numrin 5. Më kanë pyetur shpesh si ka mundësi mandati i 4. E di pse? Sepse ne fitojmë se jeni ju këtu, ne fitojmë se ju kemi ju, se ju jeni zemra e PS. Kjo fushatë mban emrin tuaj, kontributin tuaj dhe ju së bashku me ne ditën e dielë do t’i japim fitore të madhe PS për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.
Drejtuesi i PS për Diasporën, Taulant Balla: Nesër në Greqi në mëngjes nxitoni çoni dhe ju ato pak vota që kanë mbetur për ta shtuar fitoren tonë si asnjëherë tjetër, sepse Edi Rama dhe PS ja ngritën dinjitetin Shqipërisë dhe flamurit tonë kombëtar.
Fotogaleri







PS mbyll fushatën elektorale në Tiranë, Rama: Më e pakta marrim 78 mandate

Partia Socialiste përmbylli në Tiranë fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Sot është dita e fundit e fushatës, teksa të shtunën është heshtja zgjedhore, ndërsa të dielën e 11 Majit qytetarët do t’u drejtohen kutive të votimit.
Mbyllja e fushatës së PS u zhvillua te Parku Olimpik.
/tvklan.al