Analisti Artur Zheji ka qenë i ftuar në “Zonë e Lirë” në puntatën e parë të sezonit të ri.

Zheji analizoi situatën politike në vend duke e krahasuar atë me bletët të cilat i shërbejnë gjithë jetën mbretëreshës dhe jetojnë si skllave. Sipas analistit në Shqipëri tashmë nuk ka zëra kundër, por të gjithë shkojnë pas Edi Ramës duke krijuar sipas tij raportin e njishit me zeron që nuk ka asnjë vlerë, por i rrit vlerën njishit.

“Këtë verë isha në Itali me makina dhe kishim njerin që na kryesonte dhe unë i jepa makinës pa u menduar sepse ishte kushëriri që udhëhiqte, isha një dele dhe ai ishte dash. Në këtë rast t’i nuk e lodh veten, por ecën pas të parit. Tani nuk ka zëra kundra, tani dikush në mënyrë elegante dikush trashanike qëndron pas të gjatit dhe është krijuar raporti i njishit me shumë zero pas që kanë zgjedhur të përfaqësohen nga njishi. PS ka qenë partia më demokratike por tani është më e qeta, ka rënë në gjumë. Të gjithë ëndërrojnë ëndrën e shefit. Ky është një ekujlibër perfekt ai ka GPS e Shqipërisë dhe ne e ndjekim. Është i njëjti sistem si bletët, jetojnë jetën e tyre duke ushqyer mbretëreshën dhe prodhojnë mjaltë, jetojnë si skllave dhe nuk e prish këtë gjë. S’ka kryengritje bletësh”  tha Zheji./

tvklan.al