Në prag të hapjes së fushatës zgjedhore, kreu i PS Edi Rama i ka bërë një thirrje të gjithë qytetarëve të bëhen pjesë e ndryshimit që do të pësojë Shqipëria pas 28 qershorit, duke i ftuar ata sot në mbrëmje, në festën e organizuar në “Qytetin Studenti”.

Edi Rama: “Është një moment festiv, një moment politik, por njëkohësisht edhe një moment bashkimi i njerëzve i qytetarëve, i qytetareve, i të gjitha moshave, por edhe i të rejave dhe të rinjve që sot mund të shohin dhe të ndjekin edhe imazhet dhe njëkohësisht tingujt e këngës sonë të re. E njëkohësisht të dëgjojnë edhe angazhimet tona për të nesërmen në këtë vend që ka një histori dhe që evokon një thirrje të fuqishme të “Shqipërisë si gjithë Europa.”

Sipas Ramës kolaicvioni “Bashkimi për ndryshim” do të jetë ai që do i hapë mbarë njerëzve rrugën e re drejt një të ardhme me të mirë./tvklan.al