Raportim Live
14:56, 12 Prill 2025

14:53, 12 Prill 2025

Edi Rama: Besojini Shqipërisë 2030, braktisni qëniet qesharake që predikojnë madhështira

Momenti në të cilin ndodhet Shqipëria, që për Kryeministrin Edi Rama është historik sa i përket anëtarësimit në BE, thotë se të gjithë duhet të jenë në lartësinë e duhur dhe të lënë mënjanë llogoret politike.

Në fjalën e tij në çeljen e fushatës elektorale të PS, Rama ftoi të gjithë qytetarët të bashkohen me Partinë Socialiste.

Shqipëria 2030 në BE, sipas tij, do të bëhet realitet. Ndërsa për rivalët e tij politik, Rama u bëri thirrje qytetarëve që t’i braktisin. Lexo më shumë

download app
14:45, 12 Prill 2025

Rama flet për Chris LaCivita: Ka lindur me këmishë, ka gjetur budallenj që e paguajnë

Kryeminstri Edi Rama në fjalën e tij për çeljen e fushatës së PS për zgjedhjet e 11 Majit komentoi edhe ardhjen e Chris La Civita si këshilltar për fushatën e elektorale të Partisë Demokratike.

Rama e cilësoi La Civita si një njeri që ka lindur me këmishë pasi sipas tij ka gjetur disa budallenj që paguajnë para pa fund vetëm për ta duartrokitur… Lexo më shumë

14:40, 12 Prill 2025

Rama u bën thirrje burrave demokratë: Ikni përpara se ta pësoni si miu

14:32, 12 Prill 2025

Edi Rama: Mos humbasim takimin me historinë për mustaqet e Kujtim Gjuzit, Shqipërinë ta fusim në sallonin e BE

Kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama u bën thirrje qytetarëve shqiptarë që të mos e humbasin momentin historik për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Në çeljen e fushatës elektorale të PS, Edi Rama sulmoi një prej aleatëve të Partisë Demokratike, Kujtim Gjuzin.

“Ne shqiptarët nuk mundet në asnjë moment ta humbasin kujtimin me historinë për mustaqet e Kujtim Gjuzit. Sepse sado komike të duket, kjo është e vërteta. Të takosh historinë apo të futesh nën mustaqet e Kujtim Gjuzit... Lexo më shumë

14:15, 12 Prill 2025

Rama: Sot nis e përpjeta e fundit drejt Europës, të fitojmë bastin historik

Kryeministri Edi Rama thotë se qytetarët janë përpara një kryqëzimi historik, duke pasur shansin për anëtarësimin e Shqipërisë në BE brenda 4 vitesh.

Në fjalën e tij në çeljen e fushatës elektorale së PS, Edi Rama tha se rrugën europiane të Shqipërisë mund ta bëjë realitet vetëm Partia Socialiste.

“Ishte e thënë që fati ynë të na sillte në një përballje të tillë, si përfundimtare me historinë tonë të gjatë dhe të mundimshme duke na e dhënë neve shqiptarëve të dekadës së tretë të shekullit XXI shansin që t’ja ndryshojmë përgjithnjë rrjedhën historisë...Lexo më shumë

14:00, 12 Prill 2025

Qarku Vlorë/ Bledi Çuçi: Jemi me 8 mandate sot, në 11 Maj do të vijmë me 9

Bledi Çuci: Të dashur qytetarë ne jemi sot këtu në këtë shesh në një moment historik jo vetëm për të kërkuar votën tuaj, por për të bërë realitet bashkë me ju një ëndërr të përbashkët, pasaportën europiane për çdo shqiptarë.Mandati jonë i katërt nën drejtimin e Edi Ramës do të jetë kurorëzimi i rrugëtimit tonë të përbashkët për një Shqipëri që më në fund bëhet anëtare me të drejta të plota në familjen Europiane.

Vlora hyn në këtë garë si shëmbëlltyra më kuptimplotë e vizionit të Partisë Socialiste dhe Edi Ramës. Nga një qytet i degraduar në një perlë të Mesdheut, me Lungomaren, bulevardin, rivitalizimin e qendrës historike, aeroportin e  ri ndërkombëtarë, tunelin e Llogarasë dhe me rreth 150 projekte të mëdha publike vetëm në qytet dhe qindra investime të tjera në çdo njësi administrative ne kemi treguar se si përkthehet vota për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste. Ndryshimi është ndjerë në çdo cep përgjatë rivierës dhe në brendësi të fshatrave malore ku infrastruktura e re ka hapur një dritare mundësish dhe prespektivë për të gjithë qarkun.

Vijmë sot në shesh me tetë mandate të konsoliduara  dhe ju premtojmë se do të vijmë në datë 12 me nëntë të tilla sepse qytetarët e këtij qarku dinë të besojnë tek ata që punojn dhe janë mjafuteshëm të mendshëm për të mos hedhur votën dëm në kënetë.

Edhe në mandatin e katërt do të vazhdojmë ku Aeorporti i ri i Vlorës do të jetë funskional për të pritur turistë nga e gjitë bota. Vlora, Saranda, Himara me porte të reja me infrastrukturë sipas modelit më të mirë të rivierave europiane do të bëhen nga kartolinat më të bukura të Mesdheut. Ne nuk kërkojmë votën vetëm të socialistëve. Kështu që më 11 Maj le ta përfundojmë bashkë këtë betejë. Bashkohuni në numrin 5, bashkohuni në Partinë Socialiste.

13:57, 12 Prill 2025

Qarku Korçë/ Niko Peleshi: 11 Maji, vula për Shqipërinë europiane

Niko Peleshi: Në Shqipëri edhe dielli lind nga Perëndimi, thanë Rilindasit tanë. Shqipëria në Perëndim e ka zanafillën nga shpata e Skënderbeut, për të shkuar te Rilindja Kombëtare. 35 vite ecëm u rrëzuam, u ngritëm. Ne shqiptarët, ne socialistët ndërtuam. Disa të tjerë pas nesh prishën. Pastaj ne gjetëm një timonier. 12 vjet më parë timonin e Shqipërisë e mori Edi Rama. Punuam në çdo cep të Shqipërisë për t’i dhënë fytyrë europiane. Sot është dita për t’i vënë vulën ëndrrës së Shqipërisë europiane. Shqipëria është Europa, shqiptarët janë europianë. Sot ne jemi në një fushatë që nuk është vetëm e PS, ndaj sot gjithë Shqipëria shikon flamujt kombëtar, jo të partive. Ndaj sot, ne brohorasim dhe i ftojmë të gjithë pa dallim për Shqipërinë europiane, 11 Maji është vula e Shqipërisë europiane me Edi Ramën dhe PS. Ne do sjellim 7 mandate nga Korça për fitoren e PS.

13:38, 12 Prill 2025

Qarku Gjirokastër/ Kumbaro: Synojmë rezultatin historik 4 me 0

Mirela Kumbaro: Kemi 12 vjet që punojmë, por ndryshe nga fjalimet ne në qarkun e Gjirokastrës flasim me zemër, me këngë, pasion dhe sidomos me punë. Sepse nuk mund të jetë tjetër mbi Gjirokastrën me 7 bashkitë e veta që sot është modeli më i artë se çfarë është në gjendje të bëjë PS dhe vizioni i Kryeministrit Edi Rama. Çfarë janë në gjendje të bëjnë shqiptarët, kur ju jep dorën pikën e floririt ta kthejnë në mal. Do marrim më shumë se në 2021, më shumë se në 2023, kemi blinduar 3 mandate dhe synojmë mandatin e 4 për një mandat historik 4 me 0.

13:29, 12 Prill 2025

Qarku Berat/ Ervin Demo: Berati është me zemër me Edi Ramën

Ervin Demo: Përshëndetje të gjithëve. Në fakt unë po mendoja ne jemi të gjithë Europiane sepse ne jemi krenar që jemi shqiptarë dhe nuk ka rrugë për inteëgrimin në BE nëse nuk ndihemi komod në lëkurën tonë. Ne jemi të lumtur për atë që ka ndodhur me Shqipërinë  e magjishme. Ne jemi shumë krenar që në qarkun e Beratit ka ndodhur një transformim i jashtëzakonshëm dhe ne jemi akoma e më shumë krenar që në fakt data 11 Maj është një udhëkryq i rëndësishëm për qarkun tonë. Mendjen shqiptarët e kanë shumë të kthjellët, janë me Edi Ramën, janë me PS, janë me Shqipërinë, por Berati është me zemër me Edi Ramën dhe ne në Berat jemi të bindur se në 11 Maj do të jetë fillimi i një rrugëtimi të jashtëzakonshëm për qarkun tonë.

Rruga Berat-Skrapar një ëndërr për banorët, por një ëndërr që Beratin e kthen në zemrën e jugut të Shqipërisë. Lidhja me Korçën, Përmetin, Gjirokastrën, e kthen Beratin në motor zhvillimi dhe do ta çojë në lartësi që ne sot as nuk e imagjinojmë. Prandaj në 11 Maj kemi vetëm një fjalë, numrin 5 dhe me Edi Ramën! Fitore!