Presidenti i vendit Ilir Meta ka rikujtuar një deklaratë të bërë nga kryeministri Edi Rama disa vite më parë, ku shprehet se PS nuk do të ndërhyjë në Kushtetutë me nxitim.

“Ne jemi të bindur se gjithmonë do bëjmë gabime, por ama ajo që e dallon një forcë të pjekur nga  një forcë aventurash, është se bën gjithmonë gabime të rejsa, nuk bën gabime të përsëritura.

Në një postim në Facebook, Meta me ironi shkruan: Sidoqoftë duhet të shpresojmë se nuk do bëhet një faj shumë më i rëndë se ai i vitit 2008. Një herë edhe mund të mbahet fjala se nuk bëhet kijameti!

Ky reagim i Metës vjen një ditë pasi në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit të Ligjeve u miratua ndryshimi kushtetues, për hapje pjesërisht të listave dhe jo koalicione parazgjedhore.  /tvklan.al