PD: 66% nga shteti dhe 33% nga privati. PS: Të gjejmë një shifer më të pranueshme

Tryeza e Reformës Zgjedhore ka arritur të prodhojë një tjetër kompromis mes mazhorancës e opozitës.

Parimisht palët kanë rënë dakord për një fomulë miks lidhur lidhur me financimin e partive politike, ndonëse më herët demokratët kërkonin 100% të financimit vetëm nga buxheti i shtetit.

Ndonëse i qëndrojnë propozimit të demokratëve, socialistët kanë rezerva për raportin e përcaktuar në draftin e opozitës, ku propozohet që 66% e financimeve të jenë nga buxheti i shtetit dhe 33% nga privati.

 “Ne jemi për miks, duke shtuar masën për shtetin, por duke lënë një tavan të pranueshëm që u lejon partive të bëjnë fushatë. Gjërat e para mund të adresohen në Kod, ndërsa financimi mbase do të kërkojë më shumë kohë, që të adresohet dhe këtu nuk besoj se do të ketë ndarje. Pjesa e financimit që është më tërësor do të marrë më shumë kohë. Jemi për financimin miks, të gjejmë një shifër të pranueshme balance”, thotë bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri.

Por kjo formulë e re për demokratët synon rritjen e fondeve për partitë nga buxheti i shtetit dhe uljen e atyre nga privati, pasi aktualisht në kodin elektoral financimi i subjekteve elektorale është 10% nga buxheti i shtetit dhe 90% nga privati.

Ata që kanë marrë para nga taksat e shqiptarëve nëpërmjet kontratash publike; tendera, koncesione, ata nuk mund të financojnë. Dhe gjithashtu kush financon subjektet politike nuk mund të marrë për një periudhë të caktuar tendera apo koncesione nga shteti, për t’i shkëputur maksimalisht kapjen e zgjedhjeve dhe partive politike nga oligarkia”, shprehet Oerd Bylykbashi.

Teksa na ndajnë pak ditë nga përmbyllja e Reformës Elektorale, opozita flet me shqetësim për listat e zgjedhësve.

Sot kuptuam qartë që qeveria nuk ka asnjë masë që të garantojë që zgjedhësit të votojnë aty ku kanë vendbanimin dhe gjithashtu nuk ka marrë masa që të pajisë të gjithë shtetasit shqiptarë me dokumente identifikimi të vlefshëm për ditën e zgjedhjeve”, thotë Bylykbashi.

Këtë qëndrim të Bylykbashit, bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore e cilësoi retorikë politike.

Këto janë konsiderata politike, kapacitetet aplikuese janë më të mëdha, 170 persona janë angazhuar për aplikim për kartë. Nuk ka më dublime në lista, ka një sistem më të mirë të adresave. Asnjë njeri nuk mund të votojë dy herë në Shqipëri. Është shqetësim politik, se në regjistrin e gjendjes civile punojnë të njëjtët njerëz që kanë qenë”, shprehet Gjiknuri.

Por a do të munden palët të përmbyllin brenda 15 Marsit reformën zgjedhore, një afat ky që në nisje të tryezës u cilësua ambicioz?

“Nëse kemi një marrëveshje për të gjitha çështjet është sukses i arritur. Marrëveshja ka rëndësi, më pas gjithçka është zbardhje, në Kuvend mund ta aprvojmë edhe në Prill, kemi kohë edhe një vit për zgjedhjet e radhës, koha është e mjaftueshme”, thotë Gjiknuri.

Më 6 Mars palët kanë rënë dakord të diskutojnë propozimet për çështjen e sistemit elektoral, e ngritur me shqetësim në tryezë edhe nga bashkëkryetarja e komisionit Rudina Hajdari.

Tv Klan