Pas afro 6 orë debatesh e në mungesë konsensusi, nënkomisioni Ad Hoc përzgjodhi me short 10 anëtarët jogjyqtarë dhe joprokurorë për dy nga organet e reja të drejtësisë, Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe atë të Prokurorisë.

Opozita deklaroi votën kundër që në nisje të mbledhjes duke e cilësuar të korruptuar politikisht procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit.

Oerd Bylykbashi:

“Këtu ka kandidatë që janë skualifikuar nga ONM listë e kantrolluar nga mazhoranca për zgjedhjen e SPAK-ut, BKH dhe Prokurorit të Përgjithshëm”.

Pavarësisht mungesës së konsensusit të opozitës, në emër të shumicës, Ulsi manja tha se mekanizmi zhbllokues kushtetues i shortit e bën legjitim procedurën e ndjekur nga kuvendi.

Ulsi Manja:

“Procesi transparent, u reflektua koncepti që kanë palët për reformën në drejtësi”.

Lista me 10 emra duhet të marrë 2/3 e votave të parlamentit për t’u quajtur e votuar, thënë ndryshe për miratimin e saj duhet edhe konsensusi i opozitës. Nëse ajo rrëzohet, procedura përsëritet në nënkomision jo më shumë se dy herë. E në rast se lista nuk miratohet për herë të tretë, kandidatët e kësaj liste konsiderohen të zgjedhur nga parlamenti.

Anëtarët e KLGJ

Rradhët e Avokatisë

Arben Vani

Sokol Lamaj

Trupa e Pedagogëve

Erjon Muharremaj

Ilir Panda

Shoqëria Civile

Altin Hazizaj

Anëtarët e KLP

Rradhët e Avokatisë

Kozma Jano

Floreta Gjini

Trupa e Pedagogëve

Eneida Sema

Mirela Bogdani

Shoqëria Civile

Alfred Balla

Tv Klan