706 delegatë zgjidhen me “një anëtar, një votë”

Partia Socialiste ka zgjedhur këtë të shtunë 706 delegatet e kongresit përmes parimit “një anëtar një votë”.

Në të gjithë degët e saj u ngritën 363 qendra votimi. Për herë të parë, socialistët vendosën të pilotojnë në një qendër të vetme, votimin elektronik.

Ervin Bushati, bashkëdrejtues politik për qarkun e Tiranës, thotë se votimi elektronik mund të aplikohet dhe në procese të tjera zgjedhore brenda apo dhe për zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale.

Në këto zgjedhje 47% e kandidatëve për delegatë janë gra.

Tv Klan