PS: Presidenti do të shkarkohet

Posta

PS: Presidenti do të shkarkohet

15:45 16/10/2019

“Venecia” konfirmoi shkeljen e Kushtetutës

Duke mos e konsideruar si shkelje të rëndë të Kushtetutës anulimin e datës së zgjedhjeve, Komisioni i Venecias rekomandoi që vendimin final, nëse Presidenti duhet shkarkuar apo jo, ta japë së pari parlamenti e më pas Gjykata Kushtetuese.

Parlamenti e dha sinjalin e parë me mazhorancën, që thotë se Presidenti e shkeli Kushtetutën, teksa nuk pati bazë ligjore për anulimin e zgjedhjeve, siç thuhet në opinionin e Venecias. Dhe për kryetarin e Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla, shkelja është aq e rëndë, saqë nëse ajo do të lejohej, atëherë nën shembullin e Presidentit do të mund të vepronte çdo zyrtar, duke marre vendime pa pasur një baze ligjore apo kushtetuese.

Balla thotë se Komisioni Hetimor për Presidentit do të vazhdojë punën, ndërsa socialistët presin nga Meta që të zbatojë Kushtetutën për aq kohë sa do të qëndrojë në detyrë. Këtu socialistët i referohen rastit të Bashkisë së Shkodrës, për të cilën edhe ekspertët e çështjeve zgjedhore thonë se Presidenti duhet të dekretojë një datë të re, ndonëse Presidenti ka refuzuar deri tani.

I pyetur nëse do të dëgjojnë propozimin e Kryeministrit italian për të hartuar një platformë për të dialoguan me opozitën, Balla thotë se platforma e vetme mbi të cilën mund të diskutojnë është Reforma Zgjedhore. 

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi