Partia Socialiste i ka bërë thirrje edhe njëherë Prokurorisë që të hetojë burimin e afro 1 milionë dollarëve, që sipas saj janë paguar nga Partia Demokratike për lobim në Uashington, para zgjedhjeve te vitit 2015, përmes një kompanie

offshore

.

Paralelisht, socialistet kërkojnë edhe hetime për koncesionin e skanimit të doganave, për të cilin rrjeti informativ

Blumberg

shkruajti pak ditë më parë se ishte arritur përmes aferave korruptive.

“Prokuroria e Shtetit, me heshtjen e saj, rrezikon të bëhet palë e këtyre aferave”, thuhet ne deklaratën e bërë sot nga deputeti Ervin Bushati.

Partia Socialiste thekson se është detyra e Prokurorisë që të tregojë se në këtë vend mund të ketë drejtësi.

/Tv Klan