Bledi Çuçi:

“Padiskutim që ka nevojë për vetting në politik”.

Por, sepse në politik ka gjithë një “POR” mënyra se si mazhoranca e sheh kalimin në sitën e vettingut të politikanëve është shumë e ndryshme nga ajo që propozon PD.

Në një intervistë për Tv Klan në emër të socialistë Blendi Çuçi rendit arsyet përse vettingun në politikë mund ta kalojë vetëm përmes reformës në drejtësi që u miratua me konsensus absolut.

Byroja e Hetimit dhe SPAK (prokuroria speciale) janë të vetmet struktura sipas shumicës që mund të bëjnë një hetim të plotë dhe të paanshëm për të gjithë zytarët dhe funksionarë publik.

1.Ata propozojnë vetëm hetim për ligjet me krimin. SPAK dhe Byroja hetim të plotë dhe për korrupsionin apo vepra të tjera të paligjshme.

2. Ata propozojnë hetim vetëm të pasurisë se funksionarit.

3. Ata propozojne që vettingun ta bëjë politika për politikë. SPAK dhe BKH janë struktura të specializuara.

4.Ata thonë që kush se kalon vettingun të shkojë në shtëpi.SPAK dhe BKH e çon në burg.

Të gjitha këto argumenta, sipas Çuçit tregojnë se PD kërkon të cungojë reformën në drejtësi, ndërsa dhe vetë koha kur propozohet fsheh pas një kleçkë.

“E propozojnë pikërisht tani që do ngrihen këto dy strukturat, duket që kërkojnë të vendosin ferra në këmbët e reformës”.

Gjithsesi socialistët mendojnë se nëse gjendet një mekanizëm që i vjen në ndihmë struktuarve të SPAK dhe BKH dhe jo të deformojë reformën në drejtësi, është i mirëpritur konsensusi me demokratët.

Tv Klan