Socialistët të hapur për ndërhyrje në Kodin Zgjedhor

Leximi që socialistët i bëjnë raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 Prillit është pozitiv.

Për ta ky është dokumenti më pozitiv i dhënë për çdo proces zgjedhor të zhvilluar në vend.

“Është i qartë pa ekuivok vlerësimi më pozitiv. Meritë e padiskutueshme ju shkon qytetarëve”.

Sekretari organizativ i selisë rozë ndalet në 5 pika të raportit për të mbështetur vlerësimin e tij e që kanë të bëjnë me punën e KQZ, përfshirjes së teknologjisë, fushatë që ju dha mundësi palëve të shpalosnin ofertën politike pavarësisht masave të pandemise.

Fakti që për rastet e dyshuara të shit/blerjes së votës hetimet nisën zyrtarisht është për socialistët një zhvillim që ndodh për herë të parë në këto zgjedhje.

Shumica deklaron se është e hapur që t’i adresojë rekomandimet e misionit të ODIHR me ndërhyrje në Kodin Zgjedhor.

Tv Klan