Partia Socialiste denoncoi sot ndërtimin e 5 kullave deri në 20 kate të larta poshtë digës së Liqenit Artificial. Bashkia e Tiranës e ka dhënë lejen për këto objekte me 1 gusht, siç tregon edhe tabela e punimeve. Do të jenë 5 struktura banimi dhe shërbimesh nga 1 deri në 17 kate dhe 3 kate parkim nëntokë.