Manja: Procesi nuk bllokohet

Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, e shikon si pa vlerë juridikisht letrën e Presidentit të Republikës ku kërkohej pezullimi i procesit të përzgjedhjes së kandidatit të radhës së Gjykatës Kushtetuese.

E sa kohë që këndvështrimi i shumicës është i tillë, Manja thotë se Arta Vorpsi, kandidatja e renditur e para në listën e Këshilli të Emërimeve në Drejtësi pas skadimit të afatit 30 ditor të parashikuar në Kushtetutë, emërohet anëtare e Gjykatës Kushtetuese menjëherë pasi emri i saj publikohet në Fletore Zyrtare.

Argumentet e kreut të shtetit se radha për plotësimin e vakancës e ka Kuvendi, pasi ai përzgjodhi Besnik Muçin, Manja thotë se nuk mbështetet në frymën e Kushtetutës.

Të hënën parlamenti do të votojë për të plotësuar 2 vakancat e tjera në Gjykatën Kushtetuese.

Tv Klan