Në Fier, procesit të numërimit të votave po i vjen fundi. Me rezultatet e deritanishme plus ato të votës së diasporës, rrezikohet mandati i 12-të i PS në këtë qark.
Ka përfunduar numërimi i votave në KZAZ-në nr.59 në bashkinë Fier. Shifrat flasin për një fitore të thellë të PS-së kundrejt koalicionit PD-ASHM. Ndërkohë procesi ka përfunduar edhe në KZAZ-në më të madhe, atë nr.60, ku janë numëruar 97 kuti. Të pranishëm në këtë KZAZ janë deputetët Luan Baçi, Saimir Korreshi si dhe kryetari i Nisma Shqipëria Bëhet Adriatik Lapaj.
Disa minuta më parë ka nisur numërimi edhe në KZAZ-në nr.58. I njëjti proces po vijon edhe në Mallakastër ku nga 49 kuti janë numëruar 18 e ku bie në sy diferenca e thellë mes Klevis Jahaj kundrejt Ceno Klosit.
Në Patos janë numëruar 4 kuti ku kryeson Antoneta Dhima me 350 vota. Në Roskovec, nga 9 të numëruara kryeson Zegjine Çaushi me 500 vota, ndjekur nga Ilirjan Musko me 430 vota.
/tvklan.al