Koordinatori i Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, ka shpallur fitoren dhe në njësinë 6 në Tiranë.

Në një dalje për mediat nga selia e PS, Veliaj tha se është krenar për Belinda Ballukun që ishte kandidate në këtë zonë dhe për ekipin e saj.

Jam shumë krenar për Belën dhe skuadrën tonë fantastike. Ajo që themi në këtë parti, çdo ditë ekziston një mundësi“, tha Veliaj.

Më tej Veliaj tha se Balluku ka bërë mirë dhe punën e saj në fushatë, por dhe punën si ministre e Infrastrukturës.

Dua të falenderoj me zemër Belindën dhe skuadrën në Kombinat. Unë jam me parimin që kush është i mirë i bën të gjitha. Bela arriti të bënte dhe aeroportin në Kukës dhe rrugën e Arbrit dhe garën për aeroportin e Vlorës dhe garën në Kombinat“, tha Veliaj./tvklan.al