Socialistët kanë vendosur ta shtyjnë për në muajin Dhjetor Kongresin e jashtëzakonshëm që do të mbahej të shtunën e 4 Nëntorit.

Kryeministri Rama që ka drejtuar mbledhjen e grupit parlamentar, këtë të hënë ju ka kërkuar deputetëve që të gjithë fokusin e këtij muaji të vendosin vetëm tek projektbuxheti i 2024, por dhe ndryshimet që ju bënë buxhetit të këtij viti.

Ndërkohë, lidhur me situatën bllokuese që opozita paralajmëron se do të vijojë dhe në seancat e kësaj jave, Rama, mësohet t’ju ketë thënë deputetëve se do të marrin qëndrime të unifikuara në bazë të reagimit që do të kenë demokratët.

Kryeministri ju ka kërkuar të zgjedhurve socialistë se duhet të vazhdojnë punën duke u bazuar në ligj dhe rregullore edhe pse opozita sipas tij, vijon në pseudodetyrën e saj, siç është shprehur ai.

Tv Klan