Dhjetori vjen gjithnjë me atë atmosferën festive, daljet në mbrëmje e udhëtimet. Por bashkë me të gjitha këto, për shumicën e njerëzve romanca kap kulmin.
Dëshira për aventura në çift, sipas horoskopit bëhet më intensive dhe në rast të një “ngërçi” në marrëdhënie, ky muaj shërben për të krijuar një afërsi.
Pas pak ditësh, Afërdita do të kalojë në Akrep dhe do të kundërshtojë Jupiterin retrograd në Dem, duke intensifikuar dëshirën e çdo shenje për kënaqësi dhe komunikim.
Venusi në Akrep nuk është fenomeni më pozitiv, por ndoshta si kurrë më parë ai sjell shumë pasion. Sëbashku me Akrepin rrisin dëshirën për intimitet, lidhje me të tjerët, përqafime e momente romantike me partnerin.
Të gjitha këto në një ditë: Më 9 dhjetor, e cila konsiderohet dita më romantike e këtij muaji./tvklan.al