Koordinatori i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi ishte i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan mbrëmjen e sotme.

Gjatë emisionit drejtuesi i “Zonë e Lirë”, Arjan Çani pyeti Patozin se përse vendosi ta quante partinë Bindja Demokratike dhe jo Mosbindje Demokratike, por politikani u përgjigj duke thënë se Shqipëria ka nevojë për Bindje Demokratike sepse sipas tij mosbindje ka plot.

Arian Çani: Pse jo mosbindje demokratike Zoti Patozi?

Astrit Patozi: Shqipëria ka nevojë për Bindje Demokratike se mosbindje ka plot. Ka edhe mosbindje civile e kështu me radhë.

Arian Çani: Çfarë i bindi kandidatët e tu fierakë të tërhiqen nga lista?

Astrit Patozi: Nuk e di, kjo është mosbindje. Fakti që ata u tërhoqën do të thotë që nuk ishin të bindur, por s’ka problem ne kemi bërë një listë më të gjatë se sa ajo që kishim.

Arian Çani: Sa prej tyre mendon se u futën tek Bindja Demokratike me bindjen dhe dijeninë e Lulzim Bashës?

Astrit Patozi: Nuk mendoj se dikush prej tyre u fut si diversant tek partia jonë.

Arian Çani: A ke bindjen se duhen më shumë se 200 Astrita si shprehja Petrita, për të mbajtur partinë të bashkuar?

Astrit Patozi: Jo nuk e besoj, nuk besoj tek teoria e 200 Petritave./tvklan.al