Pas përfundimit të ushtrimeve fizike apo pas dëmtimeve, që mund të marrim nga sporti, shumë nga ne i besojnë idesë së vendosjes së një pakoje akulli për të reduktuar skuqjen në muskujt tanë. Por, një studim i ri ka zbuluar se vendosja e akullit e ndryshon mjedisin e molekulave brenda muskujve të dëmtuar duke e ngadalësuar shërimin. Studimi përfshiu minj, jo njerëz, por zbulimet treguan se vendosja e akullit pas një dëmtimi, nuk është thjesht jo efektive, por në fakt mund të jetë akoma më shumë dëmtuese.

Akulli e mpin zonën e dëmtuar, duke e lokalizuar dhimbjen, gjë që i bën atletët të besojnë se muskuli i dëmtuar do të shërohet shumë më shpejt. Përgjatë viteve, shkencëtarët kanë nisur të dyshojnë mbi përfitimet që mund të vijnë nga akulli. Një studim i vitit 2011, zbuloi se njerëzit që vendosnin akull mbi një muskul të dëmtuar, ndjenin më vonë, po aq dhimbje sa ata që nuk e kishin përdorur akullin dhe ata ishin të paaftë riktheheshin në punë apo në aktivitete tjera për një kohë të gjatë. Ngjashëm, në vitin 2012, kërkimet shkencore dolën në konkluzionin se, atletët që vendosnin akull mbi plagët e tyre, apo ata që bënin dush të ftohtë, e fituan forcën e tyre muskulore shumë më vonë dhe shumë më avash se ata që nuk kishin aplikuar diçka të tillë. Gjithashtu, një studim i vitit 2015, mbi trajnimin e humbjes së peshës, zbuloi që burrat që kishin përdorur rregullisht akull të ftohtë pas stërvitjes, kishin fituar shumë më pak fuqi muskulare se ata që nuk kishin përdor akull të ftohtë.

Është pikërisht procesi i shërimit, që i intereson studiuesve dhe nëse vendosja e akullit mund ta ndryshojë këtë gjendje. Kështu që, ata morën disa shembuj muskujsh nga disa minj dhe vendosen mbi ta disa pako të vogla me akull. Kjo u zbatua mbi këmbët e minjve, ndërsa pjesën tjetër e la të paprekur nga pakot e akullit.

Pastaj ata filluan t’i shikonin në mikroskop të gjithë shembujt, me fokus në qelizat inflamatore. Faza inflamatore shoqërohet me dhimbje dhe mavijosje, gjë që shumica e njerëzve nuk e durojnë dhe prirën të vendosin pako me akull.

Duke hulumtuar mbi muskujt e minjve, studiuesit zbuluan shumë dëmtime tek fibra e muskulit. Ata gjithashtu zbuluan se nuk kishte qenë akulli ai që kishte ndihmuar në shpejtimin e shërimit të qelizave. Brenda pak orësh, qelizat filluan t’i largonin mbetjet qelizore dhe në ditën e tretë, shumica e fibrave të dëmtuara ishte larguar. Qelizat anti-inflamatore ishin shfaqur dhe kishin rindërtuar indet. Në fund të dy javëve muskujt dukeshin totalisht të shëruar.

Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për ato muskuj, mbi të cilët ishte vendosur akull. Shërimi dukej shumë i vonuar te ajo pjesë. Duheshin 7 ditë që indet të arrinin në të njëjtin nivel me qelizat anti-inflamatore, ndërkohë që në muskulin, ku nuk ishte vendosur akull nevojiteshin vetëm 3 ditë. Edhe pas 2 javësh, përsëri kishim dëmtime në inde dhe shërim jo të plotë.

“Sipas situatës tonë eksperimentale, vendosja e akullit e vonon shërimin,” tha Takamitsu Arakawa, profesor mjekësie në Universitetin Kobe.

Megjithatë, studimi përfshinte minj dhe jo njerëz edhe pse muskujt kanë një pamje pak a shumë të njëjtë. Arawaka dhe kolegët e tij kanë në plan që në të ardhmen të studiojnë shembuj të tjerë muskujsh, të marrë nga kafshë të tjera, por edhe nga njerëz, sipas The Independent./tvklan.al