Mos pirja e mjaftueshme e ujit mund të çojë në dehidratim dhe si pasojë në një sërë problemesh të tjera shëndetësore.

Studime të ndryshme rekomandojnë konsumimin e ujit të ngrohtë, pasi ka përfitime të shumta për organizimin.

Konsumimi i tij ndihmon që muskujt të qetësohen dhe zvogëlon dhimbjet. Kështu që nëse keni dhimbje të muskujve në përgjithësi, pirja e ujit të ngrohtë sjell lehtësimin e dhimbjes.

Çon në humbjen e peshës.

Uji i ngrohtë lufton gripin e zakonshëm dhe të ftohtin.

Ndihmon në përmirësimin e tretjes.

Vështirësia më e madhe për konsumimin e ujit të ngrohtë është gjatë verës, por rekomandohet që pavarësisht kësaj të mos shmanget konsumimi i tij. /tvklan.al