Me rritjen e temperaturave rritet edhe vështirësia për të mbajtur trupin e hidratuar. Edhe një shëtitje e vogël mund t’ju lodhë dhe të shkaktojë dehidratim.
Por nga shumë ekspertë vlerësohet si mjaft e rëndësishme konsumimi i mangos dhe lëngjeve të ndryshme që mund të bëhen me anë të tij.
Mango vlerësohet për përfitimet e tij shëndetësore. Ai është i pasur me vitaminë A dhe vitaminë E dhe përmirëson sistemin hormonal.
Gjithashtu parandalon dehidratimin dhe ndihmon në kurimin e çrregullimeve të stomakut si kapsllëk, probleme me tretjen dhe diarre.
Konsumimi i mangove ndihmon në detoksifikimin e mëlçisë, forcon shëndetin kardiovaskular dhe largon toksinat nga trupi.
Gjithashtu ul rrezikun për prekjen nga diabeti dhe sëmundjet e zemrës. /tvklan.al