Për shkak të situatës së pandemisë, puna nga shtëpia është bërë diçka standarde dhe aplikacioni Zoom është bërë lider në komunikimin me video.

Por një studiues zbulon të meta në këtë aplikacion, të cilat lejojnë hakerat të ndërhyjnë në kamerën dhe mikrofonin e përdoruesit.

Studiuesi kryesor i sigurisë në Jamf, Patrick Wardle e publikoi këtë zbulim në raportin e tij të fundit. Këto probleme lejojnë hakerat të vjedhin fjalëkalimet e Windows dhe lejojnë aksesin te kamerat dhe mikrofonat në pajisjet Mac.

Sipas Wardle, hakeri mund të fitojë akses fizik në kompjuterin e “viktimës” me sistemin macOS, duke ndërhyrë në sistemin operativ dhe duke instaluar viruse, pa u vënë re fare.

Gjithashtu në raportin e tij thuhet se zëri dhe video janë të ekspozuara, duke bërë që hakeri të mund t’i regjistrojë.

Patrick Wardle shprehet: “Nëse vlerësoni sigurinë dhe privatësinë tuaj në internet, mendojeni dy herë përdorimin e versionit macOS të aplikacionit Zoom”./tvklan.al