Një studim i ri zbuloi se një dietë e pasuruar me boronica ka përfitime të mëdha shëndetësore për femrat.

Studimi u krye nga Universiteti Cornell dhe zbuloi se dieta e pasuruar me boronica ndikon në qelizat përgjegjëse për rritjen e muskujve dhe shmang plakjen.

Autorja e studimit, Anna Thalacker-Mercer u shpreh: Ky studim paraprak i funksionit të qelizave progjenitore të muskujve hap rrugën për studime të ardhshme për të zhvilluar ndërhyrje klinike. Ndërsa rezultatet nuk mund të përgjithësohen për të gjitha popullatat, ky studim është një hap i rëndësishëm për rigjenerimin e muskujve pas lëndimit dhe ndikon në procesin e plakjes. /tvklan.al