Pse femrat janë më rezistente

Pse femrat janë më rezistente

19:02 19/10/2019

Qelizat e meshkujve, në kushtet e stresit vetëvriten

Në kushte stresi, qelizat e meshkujve vetëvriten, ndërsa ato të femrave rezistojnë dhe mbijetojnë. Kjo provë shkencore konfirmon sesi gjinia kushtëzon lindjen e sëmundjeve, por edhe përgjigjen e caktuar ndaj kurave e terapive.

Grupi i kërkuesve ka arritur të identifikojnë se qelizat mashkullore XY përgjigjen ndaj stresit duke shkuar drejt një vdekjeje celulare të programuar, ndryshe nga qelizat femërore XX, të cilat aktivizojnë mekanizma mbijetese dhe rezistojnë.

Sipas autorëve të studimit që është publikuar në revistën shkencore Cell Death and Disease, zbulimi tregon se jo vetëm genet, por edhe elementët rregullatorë të formës së tyre, janë të pranishëm në sasi të ndryshme tek meshkujt dhe tek femrat.

Pra biologjia e dy gjinive është në thelb e ndryshme dhe si e tillë duhet studiuar për të arritur në terapi më efikase.

Tv Klan  




UKT
Grupi
LAJMET

Të ngjashme


UKT
Grupi