Numri i njerëzve që qëndrojnë beqarë në Japoni po rritet çdo vit dhe ata mendojnë se të jetosh vetëm sjell më shumë përfitime.

Gratë japoneze duan të mbështeten në forcat e tyre.

Gratë në Japoni po zgjedhin të qëndrojnë beqare gjithnjë e më shumë sepse duan të zbulojnë se si mund të jetojnë vetë dhe të gjejnë pikat e tyre të forta. Deri jo shumë kohë më parë, ata që qëndronin beqarë ishin të detyruar të vuanin nga paragjykimet komunitetit të tyre, por sot, kjo po zbehet.

Jeta martesore duket si një barrë për gratë japoneze.

Sot, ka gjithnjë e më shumë gra që kanë punë në Japoni. Gratë ende duhet të mbajnë përgjegjësinë e kujdesit për fëmijët, punët e shtëpisë dhe të ndihmojnë të afërmit e tyre të moshuar. Për shkak të këtyre detyrimeve, gratë nuk duan të martohen fare dhe dëshirojnë të qëndrojnë të fokusuara në lirinë dhe punën e tyre.

Gratë japoneze duan të përqendrohen në karrierën e tyre.

Edhe pse 70% deri 75% e grave nga mosha 25 deri në 60 vjeç e lart kanë punë, karriera e tyre ndalet për shkak të punëve të shtëpisë dhe kujdesit për fëmijët. Kjo është arsyeja pse të martohesh do të thotë të marrësh shumë më tepër përgjegjësi në shtëpi. Për shkak të kësaj, ato do të kenë shumë më pak kohë për të bërë atë që u pëlqen, përfshirë karrierën e tyre. Kjo është vetëm një nga arsyet pse ato zgjedhin të përqendrohen në karrierën e tyre dhe të qëndrojnë beqare.

Ato kanë një të afërm më të vjetër për t’u kujdesur.

Disa gra zgjedhin të mos martohen për t’u kujdesur për një anëtar të vjetër të familjes, kryesisht nëna. Ata thjesht ndihen sikur nuk kanë guximin t’i lënë ata dhe të martohen, edhe pse mund të kenë pasur disa mundësi për ta bërë këtë.

Burrat japonezë ndihen sikur nuk mund të mbajnë një grua dhe një familje.

Sipas burrave japonezë, detyra për të siguruar një jetesë dhe punë të mirë nuk i frymëzon për t’u martuar apo të krijojnë një familje, kështu ata vendosin të qëndrojnë beqarë. Sipas normave shoqërore, burrat janë ata që duhet të kujdesen për gruan dhe familjen financiarisht, dhe shumë prej tyre mendojnë se nuk mund ta bëjnë këtë.

Burrat në Japoni duan të shpenzojnë para vetëm për veten e tyre.

Një nga arsyet pse burrat në Japoni preferojnë të qëndrojnë beqarë është se nuk duan të ndajnë paratë e tyre me njerëzit e tjerë. Ata duan t’i shpenzojnë për veten e tyre, të kenë liri për atë për të cilën mund të përdorin paratë e tyre, pa asnjë kufizim.

Qytetet japoneze e bëjnë jetën beqare të duket më e lehtë.

Njerëzit japonezë janë më pak të interesuar të kenë marrëdhënie dhe janë më shumë në lirinë personale, veçanërisht sepse qytetet u japin atyre një jetë beqare shumë të lehtë. Madje ka restorante që shërbejnë darka individuale dhe hotele të dizajnuara për burrat që udhëtojnë vetëm. /tvklan.al