“Pse” është kënga më e re e këngëtares së njohur Leonora Poloska, e cila ndonëse nuk është më aq e pranishme në muzikë, rikthehet herë pas here për të gjithë admiruesit e saj. E ftuar sërish në “Rudina” në Tv Klan ku dy vite më parë promovoi këngën “S’ishte fat” ajo tregon pak më shumë për projektin e ri, e konkretisht datën e publikimit.

23 Tetori duket se është një datë me fat për Leonorën pasi të dyja këngët janë publikuar në të njëjtën datë, ndonëse me distancë kohore nga njëra-tjetra.

Rudina Magjistari: Ku është xhiruar videoklipi?

Leonora Poloska: Është xhiruar në Kosovë, në Ferizaj dhe në një vend tjetër që s’më kujtohet emri.

Rudina Magjistari: Ndërkohë është kënga e dytë që vjen pas…

Leonora Poloska: E di si Rudina? Kënga para dy viteve që isha këtu tek ti ishte më 23 Tetor...

Rudina Magjistari: 23 Tetor? Edhe ajo?

Leonora Poloska: E njëjta datë.

Rudina Magjistari: Është e rastësishme apo e ke bërë enkas?

Leonora Poloska: Jo, desha më herët se 23 Tetor, nja dy javë ashtu por thashë: Do pres edhe dy javë, më 23 Tetor.

Rudina Magjistari: Që ta ruash, ndoshta mund të kthehet edhe në një traditë kjo që çdo 23 Tetor të kemi një këngë nga Leonora Poloska.

Leonora Poloska: Nuk e di, ndodhi pak spontanisht, mirëpo prita që të vinte 23 Tetori.

Rudina Magjistari: Ajo ka qenë kënga “S’ishte fat” apo jo? Sërish e shkruar dhe e kompozuar nga bashkëshorti yt, kompozitori Andin Randonbrava. Ti ke vendosur tashmë, që nga kënga e para dy viteve e tutje që këngët t’i realizojë vetëm ai, ke besim vetëm te ai?

Leonora Poloska: Jo, por si ta them… Nuk është me bindje, kushtëzim jemi shumë liberalë në atë aspekt, por ai punon këngët dhe ndonjëherë m’i jep t’i dëgjoj, “a të pëlqen?” e kur më pëlqen diçka, pse mos ta këndoj. Por nuk do të thotë vetëm me Andinin, do të bashkëpunoj edhe me kompozitorë të tjerë. Shpresoj që të jem edhe më tepër aktive muajt në vijim./tvklan.al