Një nga yjet e spektaklit më të madh të vallëzimit ”Dance Albania”, këngëtari Kastro Zizo i habiti të gjithë  me ndryshimet që ka bërë. Pikërisht këto ndryshime i bëri “kritikët” të mendojnë pse këngëtari është bërë kaq i heshtur, e i butë.

I rikthyer në televizon pas tre vitesh mungesë dhe i detoksifikuar nga alkooli, Kastro Zizo u përgjigjet këtyre kritikëve të “butësisë” së tij me mesazhe të forta për dashurinë dhe jetën.

Kastro Zizo: Alketa unë dua të them një gjë shumë shpejt, se kam pasur një lloj presioni nëpër rrjete se pse ky Kastro i heshtur, i butë. Jo detyrimisht për këto pak pjesë të shpërndarjes së informacionit që quhet media, që mendoj se duhet të jetë elitare, jo çdo moment sherri mund të shesë. Mund të shesë edhe dashuria e madhe që mund t’i japim njëri-tjetrit. Por kujdes, nëse ka gjëra që cenojnë apo shkelen apo për t’u promovuar në masë antivlera për shitur, apo për të shitur një gjë, për të marrë një klik apo më shumë. Mendoj se duhet të jemi të rezervuar edhe me mesazhet që japim për të bërë një Shqipëri, shoqëri më të mirë nesër./tvklan.al