Identifikohet origjina kimike e reagimi fiziologjik ndaj një frike të madhe. Bllokimi i papritur në moment frike të pakontrolluar varet nga çlirimi i serotoninës, një substancë kimike që lidhet me rregullimin e humorit tek njeriu.

Reagimi njerëzor i studiuar në një moment paniku, kur papritur në një moment qetësie toka nis të dridhet, është i njëjtë për të gjithë: ndalon, bllokohesh ose ngrin dhe më pas spostohesh në një vend të sigurtë.

Është ndikimi i serotoninës, që influencon shpejtësinë në situata të ndryshme, dhe në rastin e një tërmeti, kjo molekulë ka vepruar mbi sistemin nervor si një frenë, duke bllokuar artikulacionet, një kontraktim i gjithë sistemit të lëvizjes.

Dhe ndryshe nga sa mendohej, ky bllokim, është mjaft i rëndësishëm, pasi shërben për të mbledhur informacion mbi ndryshimin e skenarit, për të reaguar në mënyrën më të mirë të mundshme, duke nxituar në rastin e një tërmeti, apo duke hartëzuar terrenin në rastin e një blackout-i.

Pra mekanizmi i ngrirjes, jo vetëm që është i njëjtë në të gjithë mbretërinë e kafshëve, përfshirë edhe njeriun, por është edhe mjaft i rëndësishëm për vetëmbrojtje.

Klan Plus