Në fakt kjo është një këshillë që duhet të aplikohet vazhdimisht dhe jo vetëm në rastet kur largoheni nga shtëpia për disa ditë me radhë. Arseja është e thjeshtë: Për të mbajtur larg hajdutët.

Hajdutët mund t’iu shikojnë përmes syrit magjik të derës nga pjesa e jashtme. Duke qenë se teknologjia ka evoluar, me ndihmën e një kamere të vogël hajdutët mund ta vendosin në syrin magjik dhe të shikojnë brenda shtëpisë suaj. Ata do të vëzhgojnë çdo lëvizje tuajën dhe do ta dinë me saktësi se çfarë po bëni.

Aq më tepër në rastet kur jeni larguar me pushime dhe hajdutët do të mund të vënë re lehtësisht mungesën tuaj në shtëpi. Për këtë arsye, është e rëndësishme që syrin magjik të derës kryesore të shtëpisë ta bllokoni me një ngjitës apo letër jo të tejdukshme. Kjo është një nga këshillat për të mbajtur larg hajdutët kur nuk ndodheni në banesë.

Një tjetër këshillë e rëndësishme është që perdet t’i lini të mbyllura në mënyrë që përmes dritareve mos të duket asgjë nga jashtë. Kjo do t’i mbajë hajdutët larg pasi nuk do të kenë mundësi të shikojnë.

Një tjetër këshillë e vlefshme është që çelësat rezervë të shtëpisë mos t’i lini të fshehura gjatë kohës që nuk do të jeni në shtëpi për disa ditë, por t’i merrni me vete. /

tvklan.al