Mariupoli është një nga qytetet që ka qenë në qendër të sulmeve të Rusisë. Ky qytet port është shumë i rëndësishëm për Moskën.

Kjo, për dy arsye. Nëse Mariupoli bie, Rusia merr një prej porteve më të mëdha të Ukrainës dhe krijon një korridor të gjatë tokësor mes Krimesë dhe Luhanskut e Donetskut, dy rajone që mbahen nga separatistët rusë.

Lidhja e Krimesë me Rusinë nga ana tokësore mes zonave që mbahen nga rebelët, do ta lehtësojë Moskën që të lëvizë mallra dhe njerëz nga Krimeja. Rusia e ka kërkuar këtë që prej vitit 2014, pasi aneksoi Krimenë.

Aktualisht, gadishulli lidhet me Rusinë nëpërmjet një ure e cila është ndërtuar me një shpenzim të madh pas aneksimit./tvklan.al