Gazetari i njohur Ferdinand Samarxhi ka folur për muajin e Ramazanit dhe të mirat që sjell ky rit për besimtarët mysliman.

I ftuar në studion e emisionit “Rudina”, Samarxhi theksoi gjithashtu se Nata e Kadrit është një natë e shenjtë që festohet edhe nga myslimanët, edhe nga të krishterët.

Ai shprehet se agjërimi në këtë natë është i barazvlefshëm me 84 muaj.

“Krijuesi e ka kërkuar dhe e ka vënë këtë natë qëllimisht, që nëse dikush nuk ka përjetuar agjërimet gjatë muajit, kjo natë është e barazvlefshme me 84 muaj. Nëse njeriu do të agjërojë edhe këtë natë, ai ka kryer obligime para krijuesit të gjithësisë. Flitet për një devotshmëri të dijësishme sepse ai që është besimtar agjëron gjithë muajin e Ramazanit, por Natën e Kadrit krijuesi e ka vënë të barasvlefshme me 84 muaj, sa një jetë të tërë që të agjërojë. Në këtë natë shfaqen të gjitha mirësitë e zotit dhe është nata e begatë, nata që përcakton fatin e njeriut për vitin e ardhshëm. Është nata e mirësisë”, shprehet Ferdinand Samarxhi./tvklan.al