Ndonëse deri më tani nuk ka asnjë rast të dyshuar në vendin tonë me koronavirus, masat janë përforcuar për t’u përballur me një rrezik të mundshëm.

Për të folur për këtë çështje, e ftuar në programin “Rudina” në TV Klan ishte shefja e Infektivit në Qendrën Universitare Nënë Tereza, Najada Çomo.

Najada Çomo: Sensibilizmi ka filuar që në fillim të muajit Janar, kur Kina u evidentua me raste me infeksione nga koronavirusi. Natyrisht ju keni bërë emisione, janë bërë emisione pafund, bota është në situatë alarmi dhe normalisht është shpallur situata e emergjencës globale edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Më tej, ajo shton se sensibilizimi i popullatës është më i madh pas prekjes nga koronavirusi i vendit fqinj, Italisë.

Najada Çomo: Kur je afër Italisë, sensibilizmi i popullatës shtohet për arsye se je një vend kufitar, pavarësisht se Europa në një pjesë të madhe të vendeve ka patur raste me infeksion nga koronavirusi, që sot quhet COVID-19, për mos ta stigmatizuar sidomos në rrjetet sociale prandaj u vendos dhe ky emër COVID-19. /tvklan.al