Për vdekjen e bashkëshortit të Sanijes u hap një hetim penal, por më pas çështja u pushua nga prokurori dhe gjithçka u mbyll me kaq, pasi Nazmiu, vjehrri, nuk e ndoqi më çështjen.

Babai i dy fëmijëve punonte në ndërtimin e një rruge kur dheu ra mbi të duke i marrë jetën. Asnjë prej firmave për të cilat ai punonte nuk dha kurrë një dëmshpërblim, duke e lënë bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij jetimë në mëshirë të fatit.

Juristja Çobani e dënon ashpër këtë fakt, ndërsa Nazmiun e pyet se përse nuk bëri asgjë për të çuar drejtësinë deri në fund.

Eni Çobani: Ligji njeh disa shkallë të gjykimit. Një shkallë ka filluar gjykimin, prokurori ka vendosur ashtu siç thoni ju, ashtu siç e ka menduar ai dhe me të drejtë mund të dyshoni sepse edhe unë bashkë me ju nuk mund ta mendoj që një djalë shkon dhe fillon punën pa personelin inxhinero-teknik, pra kjo nuk ndodh. Sepse ai nuk di as ku të gërmojë, as ku të punojë, dhe detyrimisht i ka thënë dikush vazhdo dhe gërmo atje. Në gërmim e sipër i ka rrëshkitur. Këtu njerëzit, para se të justifikohen për ikjen e jetës së njerëzve duhet të dalë një burrë në këtë vend që kur ndodhin këto gjëra, të thotë më fal të paktën. Pse akoma në këtë vend, edhe pse ndodhin aksidente, gjë të cilën faktikisht dhe jam përfshirë edhe vetë, pse nuk del një burrë në këtë vend të thotë më fal. Më fal që gabova, që shkaktova këtë aksident. Pra ky burri doli i shfajësuar, shoqëria, sepse thotë që djali jot filloi punë pa inxhinierët.

Eni Çobani: Ti babai i djalit çfarë bërë? Vajte në gjykatë të nxjerrësh se kush ishte fajtori? Këtë po thotë Sanija, që këta fëmijë të merrnin diçka për të ngrënë bukë, sepse nuk do të ishte ndonjë dëmshpërblim shumë i madh jo, por të paktën diçka për të kaluar disa vite. Juve çfarë bëtë? E pritët në shtëpi. Ti je tërhequr sepse ke bërë pajtim apo?

Nazmiu: Jo i besova fjalën e tij. Tha për fëmijët deri kur të dalin në jetë, do të jemi ne prindërit e tyre, që nga shtëpia e deri tek gjithçka.

Eni Çobani: Ke pasur 3 vjet kohë që të kërkoje dëmshpërblimin financiar për humbjen e jetës së djalit tënd. Ke pasur 3 vjet, jo 3 ditë. Po mirë atë, por ti nuk e ke bërë pjesë. As këtë zonjën, përse nuk e ke marrë me vete, t’i mësonte edhe kjo dyert.

Sanija: Unë hapa një gjyq dhe i kam takuar rastësisht në një kafene. I shkova edhe i thashë unë jam filanja. Çfarë kërkon nga ne më thanë. U thashë ju jeni ata që më keni vrarë burrin, kërkoj të vini të më bëni shtëpinë.

Eni Çobani: Kjo është pak akuzë ë rëndë.. askush nuk do të vrasë asnjë njeri. Në një aksident fatkeq, askush nuk do të sjellë vdekje personave që përfshihen në këtë aksident. Por ama duhet të dalë përgjegjësia sa i përket shkakut determinant të këtij aksidenti. Kështu që ta ndryshojmë këtë term.

Sanija tregon më tej se u tërhoq nga gjyqi, pasi nga përfaqësuesi i firmës iu premtua se do të merrte ndihmën që i takonte. Shpërblimi ishte një shumë prej 5 milion lekësh të vjetra, që ia dha në rrugë dhe për të cilat i tha se po ia jepte për sevapë.

Sanija: Zonja Eni nuk kam ditur nga të hy e nga të dal unë. Sepse kujtoja që do të merrej vjehrri dhe 4 djemtë. Çfarë pret nga unë një femër të rrisja jetimët, apo t’i bija të drejtës së burrit tim prapa. Këta ishin 4 djem, edhe vjehrri 5.

Nazmiu: 4 djem janë, por secili ka familjen e tij dhe kanë hallet e tyre, se të jenë mirë nuk shkojnë nëpër botë.

Sanija: Ata vërtetë janë në Francë për kanë ikur për një jetë më të mirë. Ama këtu shtëpinë e kanë, e kanë bosh nuk kanë ikur se nuk kanë ku të fusin kokën si fëmijët e mi.

Nazmiu: Ata kanë investuar, ata bëjnë shtëpi, nuk i kam bërë unë.

Eni Çobani: Këto dy dhoma tek kjo banesa e vjetër, a i takon Sanijes të paktën?

Nazmiu: Dy dhoma nuk ia ka mohuar askush.

Sanija: Nuk ia ka mohuar, por bëja me letra.

Nazmiu: Nuk ka mundësi, nuk bëhet. Sepse të gjithë të përbashkët janë. /tvklan.al