Gratë që konsumojmë kafe ose çaj gjatë shtatzënisë janë më të predispozuara për të patur fëmijë të vegjël. Edhe gratë që konsumojnë më pak se sasia “e sigurtë” e 200mg kafeine, pra dy filxhanë kafe ose tre filxhanë çaji, kanë rrezik të lindin fëmijë nën peshë ose të kenë lindje të parakohshme.

Studiuesit e Universitetit të Dublinit mendojnë se kafeina kufizon rrjedhjen e gjakut në placentë, duke ndikuar në rritjen e foshnjes. Gjatë studimit të 941 nënave shtatzënë u vërejt se burimi i tyre kryesor i kafeinës ishte çaji.

Rezultatet e studimit treguan se konsumimi i 100 mg kafeine, rreth gjysmë filxhani kafe, gjatë tre mujorit të parë të shtatzënisë redukton 72g nga pesha e fëmijës. Kjo sasi kafeine redukton gjithashtu gjatësinë e foshnjes, perimetrin e kokës, si dhe kohëzgjatjen e shtatzënisë.

Gratë që konsumuan kafeinë gjatë shtatzënisë i lindën fëmijët 170g më pak se ato që kishin konsumuar më pak se 200mg, që konsiderohet sasi “e sigurtë” nga NHS. Megjithatë edhe këto të fundit e vërejtën ndikimin e kafeinës te foshnjet e tyre.

Studiuesit thanë se njerëzit nuk e kuptojnë sesa kafeinë përmban çaji, ndaj dhe e konsumojnë. Edhe pse çaji përmban më pak kafeinë se kafja, sasia e saj varet nga koha e përgatitjes, temperatura e ujit dhe lloji i çajit.

Ata theksojnë:

“Mundohuni ta redoktoni sa më shumë kafeinën. Nëse mundeni të mos e konsumoni fare do të ishte perfekte”.

Sipas një studimi tjetër, kafeina ndikon gjithashtu në nxitjen e obezitetit te fëmijët./

tvklan.al