Pse nuk duhet ta lani fytyrën në dush


Pse nuk duhet ta lani fytyrën në dush

22:43 13/07/2021

Lëkura në fytyrën tuaj është shumë më e ndjeshme sesa lëkura në trupin tuaj, dhe nëse nuk ju pëlqen të bëni dushe të ftohtë, është më mirë ta mbani fytyrën larg ujit që del nga dushi.

1. Mund t’i përkeqësojë aknet.

Dushet e gjata dhe të nxehta mund të heqin vajrat natyralë që i nevojiten lëkurës tuaj për të qëndruar e shëndetshme dhe për tu dukur sa më mirë. Dhe nëse lëkura juaj është e tharë, larja e fytyrës në dush mund ta përkeqësojë. Vendosja e më shumë kremit hidratues për të lehtësuar ndjesinë e thatësisë, përfundimisht mund ta bëjë lëkurën tuaj të prekshme nga aknet dhe infeksionet e tjera të lëkurës.

2. Mund të ndikojë në tonin e lëkurës tuaj.

Larja e fytyrës në dush mund ta bëjë lëkurën tuaj të duket e kuqërremtë. Uji i nxehtë në dush bën që enët e gjakut në fytyrën tuaj të zgjerohen, gjë që mund të dëmtojë kapilarët e brishtë në faqet tuaja. Kjo, nga ana tjetër, mund të çojë në rrjete kapilare të dukshme, ose rosacea, një gjendje shumë e zakonshme e lëkurës.

3. Mund të çojë në rrudha të parakohshme.

Ju ndoshta keni vërejtur se si gishtat tuaj mund të rrudhen pas një dushi të gjatë të nxehtë. Kjo ndodh sepse uji i nxehtë heq lagështinë nga lëkura juaj dhe dëmton shtresën mbrojtëse të lëkurës që ndihmon në bllokimin e lagështisë. E njëjta gjë vlen për lëkurën tuaj të fytyrës e cila mund të plaket më shpejt nëse ekspozohet rregullisht në ujë të nxehtë.

4. Mund ta bëjë lëkurën e shëndetshme më të ndjeshme.

Larja e fytyrës në dush nuk do të përfitojë as nga lëkura normale. Uji i nxehtë mund të ndikojë negativisht në lëkurën e përkryer të shëndetshme, duke e bërë atë të thatë dhe të ndjeshme. Është më mirë të qëndroni larg dusheve të nxehta, veçanërisht gjatë muajve të thatë të dimrit kur lëkura është më e prekshme nga tharja dhe acarimi.

5. Mund ta bëjë lëkurën tuaj të kruhet.

Shumë njerëz mendojnë se lëkura e tyre kruhet pas një dushi të gjatë. Ndjesia është zakonisht e lehtë dhe zgjat vetëm për një kohë të shkurtër. Por larja e fytyrës tuaj nën një dush të nxehtë rregullisht mund të shkaktojë kruarje të lëkurës dhe madje edhe lëvozhgë. /tvklan.al







Të ngjashme