Ekspertët e ndryshëm flasin për marrjen e vakteve në kohën e duhur, për një shëndet të plotë të përgjithshëm.

Por mjaft e rëndësishme është edhe konsumimi i ujit. Rreth 60 përqind e trupit të njeriut është i përbërë nga uji. Ai është i pranishëm në çdo qelizë, ind dhe organ. Ndihmon për të ruajtur temperaturën e trupit, ndihmon qelizat e trupit që të rriten dhe largon toksinat.

Nëse nuk pini ujë të mjaftueshëm gjatë gjithë ditës, atëherë mund të ndjeheni të dobët, të përjetoni dhimbje koke dhe shqetësime të tjera shëndetësore.

Pirja e një ose dy gotave ujë, pas ngrënies së një vakti konsiderohet mjaft e rëndësishme për shëndetin. Uji vepron si një pastrues natyral dhe ndihmon në largimin e toksinave nga trupi dhe përshpejton procesin e tretjes.

Por ekspertët rekomandojnë që para se të shkoni për të fjetur të shmangni konsumimin e ujit.

Pirja e ujit menjëherë para se të shkoni në shtrat mund të ndikojë në ciklin tuaj të gjumit.

Gjumi i ndërprerë mund të çojë në lëkundje të humorit, acarim, presion të lartë të gjakut, mungesë përqëndrimi dhe probleme emocionale gjatë ditës tjetër./tvklan.al