Fëmijët shpesh mund të bëjnë pyetje të vështira, sidomos kur bëhet fjalë për organet gjenitale. Një nënë pati një incident gazmor në dush me djalin e saj 3-vjeçar, i cili pyeste për “penisin” e saj.

Pyetja ishte aq e çuditshme sa ajo tanimë e dyshon nëse do të lahen sërish bashkë, edhe pse e bënin gjithmonë. Ajo tregoi historinë e saj me të birin në një faqe interneti.

 “Atëherë, djali im është tanimë në atë moshë që fillon të dallojë ndryshimet. Fillimisht më pyeti pse penisi im kishte aq shumë flokë. Kështu që i shpjegova që jam femër dhe femrat nuk kanë penis. I thashë që ne kemi vaginë dhe pjesë femërore. Më pas më pyeti nëse ishte faji i të atit që nuk e kisha. I thashë që jo, pasi ashtu kisha lindur. E mendoi për disa minuta, para se të më shihte i tmerruar. Më tha t’i largoja pjesët femërorë prej tij dhe u largua”.

Pas kësaj eksperience, gruaja mendoi se kjo mund të ishte hera e fundit që bënte dush bashkë me të birin.

Shumë prindër tjetër komentuan në postimin e saj, duke treguar historitë e tyre me pyetjet e çuditshmë që i bënin fëmijët në lidhje me organet gjenitale.

Një prind shkruajti:

“Herën e parë që im bir e vuri re, më pyeti nëse më kishte rënë penisi. Ia shpjegova, por ai insistonte që ma kishte parë më parë dhe përfundimisht më kishte rënë”.

Ndërsa një tjetër tregoi:

“Djali im 3-vjeçar e kuptoi kur ia shpjegova që vajzat dhe gratë nuk kanë penis. Por tani ai thotë gjithë kohës: ‘X nuk ka penis’. E bën të gjithë, madje edhe me gratë në supermarket”.

Sipas psikologes Susanne Ayers Denham, është normale që fëmijët e kësaj moshe të pyesin rreth organeve gjenitale. Ajo tha se zgjidhja më e mirë është që prindërit t’ua sqarojnë në mënyrë të thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë./

tvklan.al