Pse nuk duhet ti vendosni kurrë vezët në derën e frigoriferit

Pse nuk duhet ti vendosni kurrë vezët në derën e frigoriferit

11:35 03/09/2019

Shumica prej nesh i vendosim vezët në derën e frigoriferit, kryesisht sepse ka “xhepa” të veçantë për ruajtjen e tyre. Por jo, jemi gabuar!

Sipas eksperteve të ushqimit, ndryshimet e temperaturës të shkaktuara nga hapja dhe mbyllja e shpeshtë e frigoriferit bëjnë që vezët të prishen më shpejt.

Eksperti i ushqimit Vlatka Lake, rekomandon se  vezët duhet të futen tek raftet, në frigorifer menjëherë pas blerjes dhe madje edhe në pjesën më të ftohtë të tij. Sigurisht, në shumë vende të tjera i vendosin edhe në kuzhinë në temepraturën e ambientit.

“Sugjerimet janë të ndryshme, se ku mund t’i ruani vezët, disa argumentojnë se ato duhet të jenë në frigorifer dhe të tjerët shprehen se ato duhet të ruhen në banakun e kuzhinës”, thotë Lake.

 “Por është më mirë t’i ruani ato në frigoriferi, por jo në enët plastike që shpesh i gjejmë te dera e frigoriferit”, thotë ai./tvklan.al

Të ngjashme