Mosdorëzimi i mandatit nga deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari  ka qenë një nga temat më të diskutuara të politikës shqiptare ditët e fundit.

Lidhur me këtë gjë është pyetur sot në “Zonë e Lirë” në Tv Klan ish-deputeti i PD, Edi Paloka. Ai u shpreh se nuk ka informacion lidhur me vendimin e saj.

Arian Çani: Rudina Hajdari, vajza e Azem Hajdarit përse nuk e dorëzoi mandatin?

Edi Paloka: Rudinën e njoh pak. Unë i kam miq të afërmit e saj dhe gjithë familjen Hajdari. Nuk dua të merrem me Rudinën. Të gjithë ata që janë aty janë për interesat e veta. Në momentin kur fjalët e tua inspirojnë Taulant Ballën duhet të fillosh të mendosh sepse Balla doli dhe tha, u inspirova nga fjalët e Rudinës.

Arian Çani: Sipas teje pse nuk e dorëzoi mandatin?

Edi Paloka: Nuk e di dhe nuk i hy kësaj pune.

/tvklan.al