“Pse nuk ecën shpejt autobusi”, 23-vjeçari sulmon shoferin

Foto ilustrim

“Pse nuk ecën shpejt autobusi”, 23-vjeçari sulmon shoferin

10:49 21/09/2019

Një 23-vjeçar ka sulmuar shoferin e autobusit të një linje urbane në Tiranë, duke e goditur me sende të forta.

Motivi ishte banal. “Përse autobusi nuk ecën shpejt”, ky ka qenë dhe shkaku që nisi sherri mes 23-vjeçarit dhe drejtuesit të urbanit. I riu e ka goditur në fytyrë me sende të forta shoferin duke i shkaktuar dëmtime.

Në vendngjarje shkuan menjëherë uniformat blu sapo u sinjalizuan nga fatorino dhe pasagjerët e tjerë. 23-vjeçari me iniciale A.K. u arrestua në flagrancë dhe akuzohet për plagosje të lehtë me dashje.

I riu, person me precedent të mëparshëm penal, ka rezultuar se kishte shkelur masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Ai kishte thyer masën dhe kishte dalë nga banesa. Përveç plagosjes së shoferit, 23-vjeçari akuzohet edhe për veprën penale “largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. /tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme

KPT
KPT
UKT