Meghan Markle deklaroi se nuk do të flasë më me të atin Thomas derisa ai të sillet më me respekt ndaj saj, si dhe të ndalë ofendimet në publik.

Dukesha e Sussec nuk ka folur me të atin që prej ditës së martesës së saj me Princ Harry, pasi dyshohet se ky i fundit ka qortuar Thomasin për shfaqjen e disa fotografive të rreme.

Që prej asaj dite 74-vjeçari ka dhënë një sërë intervistash, nëpërmjet të cilave pretendonte se e bija do të dëshironte që ai të kishte vdekur. Ai gjithashtu tregoi se e kanë ndaluar të hyjë në Pallatin Kensigton, si dhe se nuk ka asnjë mënyrë për të kontaktuar me vajzën e tij të vogël.

Por një mik i ngushtë i Dukeshës tha për Daily Mail se Thomas Markle mund të kontaktojë me të bijën nëpërmjet nënës së saj, Doria Ragland.

Çifti Markle u divorcua kur Meghan ishte vetëm 6 vjeç, por ka mbetur në kontakt dhe pak para dasmës mbretërore në muajin Maj Thomas është parë në shtëpinë e ish-bashkëshortes duke i dhënë lule për Ditën e Nënës.

Burimi i Daily Mail thotë se  e vetmja arsye që Meghan Markle nuk flet me të atin është sjellja e tij.

“Thomas po flet me shtypin më shumë sesa ka folur me të bijën. Nëse ai do të donte të fliste me të mund t’i dërgonte një letër nëpërmjet të ëmës”,

u shpreh ai.

Ata kanë një histori të gjatë përçarjesh, por Thomas Markle pretendon se  gjithçka ka nisur kur Dukesha e Sussex i ka kërkuar të mos ketë më kontakte me gjysmë-motrën e saj.

Gjatë intervistës së tij të fundit, 74-vjeçari u ankua sërish që nuk mund të kontaktojë me vajzën e tij, duke pretenduar se i ka dërguar madje edhe dy letra urimi për datëlindje, si dhe pranoi se ka gënjyer Princ Harryn në lidhje me skandalin e fotografive të paparacit.

/tvklan.al